E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, nis aplikimi për përfitimin e bursave të studimit

Studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në universitetet italiane kanë të drejtën të përfitojnë bursa studimi. Për këtë, përmes një njoftimi për shtyp ambasada italiane u ka kujtuar të gjithë studentëve të regjistruar apo në fazë regjistrimi pranë universiteteve italiane se studentët e huaj që nuk i përkasin Bashkimit Evropian mund të kenë akses, njëlloj si studentët italianë, në shërbime dhe përfitime për të drejtën e studimit (si bursa studimi, përjashtim të plotë apo të pjesshëm nga pagesa e taksave dhe kontributeve universitare etj.).

Aplikimi

Studentët e regjistruar apo në fazë regjistrimi pranë universiteteve italiane, që duan të legalizojnë dokumentet për të fituar bursa studimi apo përjashtme nga taksat dhe kontributet universitare, mund të paraqesin, si zakonisht, pranë agjencisë më të afërt të korrierit të Union Ekspresit (Union Net – Western Union) dokumentacionin për t’u legalizuar. Agjencia do të përcjellë dokumentacionin në ambasadë dhe do t’ia kthejë të interesuarit pasi të jetë legalizuar.

Nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në ambasadë.

Ambasada italiane kujton se për studentët e regjistruar është e detyrueshme t’u bashkëngjisin dokumenteve për legalizim vërtetimin e regjistrimit në universitet për vitin akademik 2008-2009.

Për të gjithë studentët me banim në Tiranë shërbimi kushton 250 lekë; për pjesën tjetër të juridiksionit konsullor tarifa është 400 lekë. Për të njohur zyrën e Union Ekspresit më të afërt me banesën tuaj, mund të kontaktoni në numrat e telefonit 04 2242813 dhe 04 2263407.

Pasi të mbërrijnë në Itali, studentët mund të paraqesin dokumentacionin e legalizuar në zyrat kompetente të universitetit italian pranë të cilit janë regjistruar, për të përfituar nga shërbimet dhe ndërhyrjet për të drejtat e studimit (si bursa studimi, përjashtim të plotë apo të pjesshëm nga pagesa e taksave dhe kontributeve universitare etj.).

Lajmërimet dhe skadencat janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit (www.miur.it në seksionin “studentët dhe e drejta e studimit”) dhe në faqet e çdo universiteti.

Datat e provimeve

Provimet kombëtare për pranime në vitin akademik 2008-2009 në universitete italiane.

Mjekësi e përgjithshme dhe Kirurgji, provimi zhvillohet në datën 3 shtator 2008. Stomatologji, provimi zhvillohet me 4 shtator, Mjekësia veterinare zhvillon provim më datë 5 shtator, ndërsa dega e Arkitekturës më datë 8 shtator.

Ndërkohë që ka përfunduar afati për ata maturantë që kishin dëshirë të vijonin studimet në Itali, për të dorëzuar dokumentet e tyre pranë ambasadës italiane në Tiranë. Lajmi u konfirmua nga vetë ambasada, e cila përcaktoi edhe dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzonin kandidatët, në mënyrë që dosja e plotë të marrë miratimin e ambasadës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›