Hepatiti A; Kujdes nga temperaturat e larta
Stina e nxehtë në të cilën jemi, shton riskun për shfaqjen e hepatitit A. Kjo, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare që janë më të theksuara gjatë stinës së verës. Mënyra më e shpeshtë e transmetimit është nëpërmjet ujit të pijshëm, prandaj sëmundja merr lehtë përmasat e epidemisë. Faktorët e riskut dhe si mund të mbrohesh nga kjo sëmundje gjatë verës: Gjatë stinës së verës shtohet rreziku për shfaqjen e hepatitit A. Hepatiti A është një infeksion viral sistemik që prek kryesisht mëlçinë, duke shkaktuar dëmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A.
Grimca virale e ruan aftësinë infektuese në temperatura mbi 60 gradë për një kohë të gjatë në gjak, si dhe është mjaft rezistente ndaj klorinimit. Në fakt ky lloj hepatiti mund të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë verës shtohet incidenca për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare, që janë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje.
Transmetimi i infeksionit nga virusi i hepatit A
I vetmi burim infeksioni është njeriu i sëmurë, i cili eliminon virusin në mjedisin e jashtëm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit është ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e këqija higjieno-sanitare. Përhapja kryhet kryesisht nëpërmjet ujit të infektuar nga fekalet, por edhe nga përdorimi i perimeve, zarzavateve
që nuk i nënshtrohen përpunimit termik ose që nuk pastrohen mirë, si dhe nga akulloret ose ushqimet e përgatitura me ujë të pazier ose me ujë të ndotur.
Shfaqja e sëmundjes
Sëmundja ka një periudhë inkubacioni 15-50 ditë, e cila është dhe periudha preikterike. Në këtë fazë karakteristikë e klinikës janë çrregullimet dispeptike si: pështjellim, mungesë oreksi, të vjella, dhimbje në hipokondrinë e djathtë, të cilat mund të stimulojnë kolikën bilare dhe në këtë fazë është shumë e lehtë të ngatërrohet me sëmundje gastro-intestinale.
Shenja kryesore në këtë fazë është edhe atralgjia (dhimbje e kyçeve dhe kockave), e cila ngatërrohet me artitin reumatizmal akut ose artritin reumatoid. Dhimbjet e kyçeve janë simetrike dhe zakonisht të artikulacioneve të vogla. Ndonjëherë mund të kemi edhe temperaturë 37.5 - 38.5 gradë celsius, e cila mund të shoqërohet me dhimbje koke, atralgji, diarre etj. Periudha ikterike është faza që pason. Gjatë kësaj periudhe kemi shfaqjen e ikterit, me sklera dhe lëkurë me intensitet të ndryshëm. Në këtë fazë kemi dekolorim të feçeve dhe urinë të errët etj.