Kamionistët e bllokuar në Itali, gjobiten... për uzurpim të portit
Jo vetëm që nuk lejohen të kthehen në Shqipëri dhe mbahen të izoluar në portin e Barit, por shteti italian ka vendosur dy taksa shtesë për shoferët shqiptarë të rreth 120 mauneve me mallra që kanë destinacion Durrësin. Rasti absurd është denoncuar nga vetë shoferët për gazetën, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare për zgjidhjen e situatës.
Reagimi
Një grup kamionistësh pas kontakteve të para me gazetën “Standard” lidhur me vonesat e pakuptimta të rreth 120 mauneve me mallra ushqimore dhe industriale në portin e Barit, dje sërish kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me thellimin e situatave absurde atje. Sipas tyre, “në portet italiane prej dy muajsh vazhdon të zbatohet ndaj shoferëve tanë të kamionëve të cilët qarkullojnë në vendin fqinj për biznes, dy taksa të cilat nuk i praktikon kundrejt shoferëve të vendeve të tjera”.
Fjala është për autorizimet e lëshuara nga Ministria e Transporteve Italiane pa të cilat kamionistët tanë nuk mund të udhëtojnë në vendin fqinj. Këto autorizime jepen të kufizuara dhe shpesh duhet pritur me javë për të marrë furnizim të ri.
Tjetër taksë specifike e cila paguhet nga kamionistët tanë kur qarkullojnë në Itali, është edhe taksa që quhet “e drejta fikse”, të dyja këto me të drejtë pagese të detyrueshme. Kjo taksë konsiston në pagesën e një sasie prej 6,3 eurosh për 100 km rrugë dhe 9,2 euro për rrugë mbi 100 km.
Kamionistët u shprehën për gazetën “Standard” se “ato taksa zbatohen vetëm kundrejt shoferëve shqiptarë dhe asnjërit prej shoferëve të vendeve evropiane, si dhe për Burkina Fason në Afrikë dhe Sirinë në Azi”.
Ndalimi
Por edhe pse ky problem është ngritur nga kamionistët tanë disa herë në mënyrë që shteti fqinj yni ta heqë këtë taksë diskriminuese, sërish ajo vazhdon të zbatohet atje. Ende Ministria jonë e Transporteve nuk ka qenë në gjendje të bindë homologen e saj italiane për heqjen e dy taksave të reja shtesë vetëm për kamionistët shqiptarë.
Shqipëria zhvillon një pjesë të madhe të tregtisë me Italinë fqinje, dhe mesatarisht nga ky vend hyjnë e dalin në portin e Durrësit mbi 50 kamionë të tonazhit të lartë me mallra të ndryshme. Kamionistët këtë javë do të zhvillojnë takime edhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transportit, për të kërkuar ndihmën e tyre lidhur me zhbllokimin e situatës në portet italiane.