Itali, një tërmet mesatar godet Palermon
ROMË- Një tërmet me magnitudë 4,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes, në orën 06:20 GMT, Palermon, ndërkohë që nuk është regjistruar ende ndonjë viktimë apo dëme materiale, sipas Mbrojtjes Civile lokale, edhe pse lëkundjet e tokës shkaktuan panik në popullatën e ishullit.
Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës (INGV), epiqendra e tërmetit ishte rreth 30 kilometra larg bregdetit, në veri të Palermos, në një thellësi prej 15 kilometrash.
Një numër banorësh dolën nga shtëpitë e tyre pas tërmetit që u ndje edhe në lokalitete të tjera si Trapani, Maxara del Valo dhe Alkamo.
(d.b/BlakanWeb)