E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi informatik, mësuesit mësojnë si t‘i ruajnë nxënësit

Parandalimi i krimit informatik, që vjen nga përdorimi
joselektiv i internetit, ka qenë tema e bashkëbisedimit
të iniciuar dje nga fondacioni "Lidia" në Sarandë.
150 mësues e drejtues të shkollave nga Saranda, Delvina
dhe zonat rurale të tyre, kanë përbërë auditorin
e bashkëbisedimit me temën e krimit informatik dhe
viktimat e shërbimit të internetit. I ftuari i fondacionit
"Lidia", dr.Arqile Kosta, ka bërë të prekshëm me trajtesën
e vet, shqetësimin që merr gjithnjë e më shumë
përmasa mes nxënësve dhe të rinjve shkollorë: përdorimin
e pambrojtur të internetit në shkolla, në pikat
e internet-kafeve apo në familje. Eksperti ka sqaruar
se veç dobive, përdorimi i internetit ka dhe rreziqet
e veta, nga të cilat është vërtet për t‘u shqetësuar. Si
shembull është sjellë përfshirja në "Facebook", nga
më të vizituarit prej moshave të reja, kryesisht ato
shkollore. Sipas tij, adresat online, websitet, e-mail-et,
që lidhen me jetën private të nxënësve, i ekspozon
ata ndaj krimit kompjuterik apo krimit informatik. Në
diskutim janë përfshirë edhe mësues e drejtues, që
kanë treguar interes për profi laksinë e kësaj të keqeje
të kohëve moderne. Veç riskut për të rënë pre e abuzuesve,
është diskutuar dhe rreth kohës që konsumojnë
fëmijët përpara kompjuterit, duke u bërë pengesë jo
vetëm për mbarëvajtjen në mësime, por dhe të prirur
ndaj një jete pasive. Orët e gjata përpara ekranit të
kompjuterit i privojnë fëmijët ndaj një jete aktive me
lodra dhe jetë sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›