Nusja godet vjehrrën me shufër hekuri
Konfl ikti nuse-vjehërr përfundon
në spital e polici.
Një grindje që i ka kaluar
caqet e të zakonshmes është mbyllur
në mënyrën më të shëmtuar
mes dy grave, që së shpejti do
të ndanin shtëpinë dhe gjithë
përgjegjësitë që rrjedhin nga
bashkëjetesa. E fejuara e djalit,
që shpesh kalonte ditë-netët e saj
në shtëpinë e familjes Vulaj, në
orët e para të ditës së djeshme ka
marrë një shufër hekuri dhe me të
ka goditur në kohë vjehrrën e saj,
mamanë e të fejuarit, duke i dhënë
fund debatit të vazhdueshëm
mes tyre. Mungesa e tolerancës
në komunikim e ka çuar Daniela
Mengën, 21 vjeçe, drejt krimit
dhe më pas prangave për veprën
e kryer. Ndërkohë, vjehrra e saj,
53-vjeçarja Nafije Vulaj, përpëlitet
mes jetës dhe vdekjes
në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ngjarja e rëndë është shënuar
në orët e para të mëngjesit të
djeshëm në lagjen "Adem Gjeli"
të qytetit të Fushë-Krujës. Ka
qenë ora 06:00 e mëngjesit kur
pas një zënke mes të zonjës së
shtëpisë së Vulajve dhe nuses ka
ndodhur krimi. Vulajt prej disa
vitesh kishin ardhur nga Rrethi
i Pukës dhe ishin vendosur në
qytetin e Fushë-Krujës. Prej disa
kohësh, djali i të plagosurës ishte
fejuar me shtetasen Daniela
Menga nga Kruja. Burime nga
grupi hetimor bënë të ditur për
gazetën se nga dëshmitë e para
rezulton që vajza vinte shpesh
në shtëpinë e të fejuarit për të
kaluar ditët me të. Kjo situatë
nuk i pëlqente shumë nënës së
djalit dhe në shtëpi kishte plasur
konfl ikti. Edhe një ditë më parë,
kur sapo dita kishte zbardhur, ka
nisur sherri mes tyre, i klasifi kuar
si sherr për motive të dobëta nga
policia. Ndryshe nga herët e tjera,
ai është mbyllur dhunshëm. E
reja ka marrë shufrën dhe e ka
goditur disa herë në kokë nënën
e të fejuarit. Vjehrra e ardhshme
e vajzës ka përfunduar në reanimacionin
e Spitalit Ushtarak
të Tiranës, ku mësohet se është
në gjendje të rëndë për jetën,
ndërkohë që e reja ka përfunduar
në rajonin e policisë së Fushë-
Krujës. Daniela Menga, vajza
nga Kruja, ka pranuar gjithçka
ka ndodhur duke deklaruar se
e ka bërë në kushtet e gjaknxehtësisë
së momentit, si pasojë
e konfl ikteve të vazhdueshme të
kohëve të fundit që kishin mes
tyre. Pas sinjalizimit, uniformat
blu kanë mbërritur menjëherë
në vendngjarje dhe kanë bërë të
mundur ndalimin e autores së
ngjarjes, si dhe kanë sekuestruar
me cilësinë e provës materiale
shufrën e hekurt, e cila është
përdorur si armë e ftohtë ndaj
Vulajt. Ndërkohë, ndaj Mengës ka
nisur procedimi penal dhe është
ngritur akuza e plagosjes së rëndë
me dashje. Gjendja e mëtejshme
shëndetësore e viktimës mund
të bëjë një riklasifi kim të veprës
penale, me të cilën do të përballet
21-vjeçarja. Mosmarrëveshjet
mes brezave, përfshirë këtu dhe
raportet gjithnjë të vështira mes
nuseve dhe vjehrrave, kanë prodhuar
gjithmonë konflikte mes
tyre, në ndonjë rast deri në dhunë
të tejskajshme.
në spital e polici.
Një grindje që i ka kaluar
caqet e të zakonshmes është mbyllur
në mënyrën më të shëmtuar
mes dy grave, që së shpejti do
të ndanin shtëpinë dhe gjithë
përgjegjësitë që rrjedhin nga
bashkëjetesa. E fejuara e djalit,
që shpesh kalonte ditë-netët e saj
në shtëpinë e familjes Vulaj, në
orët e para të ditës së djeshme ka
marrë një shufër hekuri dhe me të
ka goditur në kohë vjehrrën e saj,
mamanë e të fejuarit, duke i dhënë
fund debatit të vazhdueshëm
mes tyre. Mungesa e tolerancës
në komunikim e ka çuar Daniela
Mengën, 21 vjeçe, drejt krimit
dhe më pas prangave për veprën
e kryer. Ndërkohë, vjehrra e saj,
53-vjeçarja Nafije Vulaj, përpëlitet
mes jetës dhe vdekjes
në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ngjarja e rëndë është shënuar
në orët e para të mëngjesit të
djeshëm në lagjen "Adem Gjeli"
të qytetit të Fushë-Krujës. Ka
qenë ora 06:00 e mëngjesit kur
pas një zënke mes të zonjës së
shtëpisë së Vulajve dhe nuses ka
ndodhur krimi. Vulajt prej disa
vitesh kishin ardhur nga Rrethi
i Pukës dhe ishin vendosur në
qytetin e Fushë-Krujës. Prej disa
kohësh, djali i të plagosurës ishte
fejuar me shtetasen Daniela
Menga nga Kruja. Burime nga
grupi hetimor bënë të ditur për
gazetën se nga dëshmitë e para
rezulton që vajza vinte shpesh
në shtëpinë e të fejuarit për të
kaluar ditët me të. Kjo situatë
nuk i pëlqente shumë nënës së
djalit dhe në shtëpi kishte plasur
konfl ikti. Edhe një ditë më parë,
kur sapo dita kishte zbardhur, ka
nisur sherri mes tyre, i klasifi kuar
si sherr për motive të dobëta nga
policia. Ndryshe nga herët e tjera,
ai është mbyllur dhunshëm. E
reja ka marrë shufrën dhe e ka
goditur disa herë në kokë nënën
e të fejuarit. Vjehrra e ardhshme
e vajzës ka përfunduar në reanimacionin
e Spitalit Ushtarak
të Tiranës, ku mësohet se është
në gjendje të rëndë për jetën,
ndërkohë që e reja ka përfunduar
në rajonin e policisë së Fushë-
Krujës. Daniela Menga, vajza
nga Kruja, ka pranuar gjithçka
ka ndodhur duke deklaruar se
e ka bërë në kushtet e gjaknxehtësisë
së momentit, si pasojë
e konfl ikteve të vazhdueshme të
kohëve të fundit që kishin mes
tyre. Pas sinjalizimit, uniformat
blu kanë mbërritur menjëherë
në vendngjarje dhe kanë bërë të
mundur ndalimin e autores së
ngjarjes, si dhe kanë sekuestruar
me cilësinë e provës materiale
shufrën e hekurt, e cila është
përdorur si armë e ftohtë ndaj
Vulajt. Ndërkohë, ndaj Mengës ka
nisur procedimi penal dhe është
ngritur akuza e plagosjes së rëndë
me dashje. Gjendja e mëtejshme
shëndetësore e viktimës mund
të bëjë një riklasifi kim të veprës
penale, me të cilën do të përballet
21-vjeçarja. Mosmarrëveshjet
mes brezave, përfshirë këtu dhe
raportet gjithnjë të vështira mes
nuseve dhe vjehrrave, kanë prodhuar
gjithmonë konflikte mes
tyre, në ndonjë rast deri në dhunë
të tejskajshme.