Itali, plagoset më armë kreu i Kompanisë bërthamore
Është plagosur në këmbë me armë zjarri kreu i një kompanie italiane të energjisë bërthamore, nga dy sulmues me motoçikleta.
Roberto Adinolfi, shefi ekzekutiv i kompanisë “Ansaldo Energia”, është qëlluar jashtë shtëpisë së tij në Gjenovë dhe është shtruar në spital në gjendje stabile.
Ndërkaq autoritetet thonë se janë duke hetuar nëse sulmi është kryer nga anarkistë, të cilët kanë një prezencë të fuqishme në Gjenovë.
“Ansaldo Energia” ka kontrata për të ndërtuar centrale bërthamore në Kinë, Rumani dhe Sllovaki.