Thyhet në zgjedhje, Sarkozy: Do tërhiqem nga politika

Sarkozy do të mbyllë betejën e tij me politikën. Etiketimi, si i pari president i Francës pas Luftës së Dytë Botërore, qe humbet zgjedhjet pas nje mandati presidencial duket se i ka rënduar mbi supe Sarkozy, aq sa ta cojë në ndërmarrjen e një vendimi të tillë, për të mos qenë më aktiv në jetën politike.
Këtë deklaratë ish–presidenti Sarkozy e ka bërë gjatë një bisede me një bashkëpunëtorin e tij në Elize. Nicolas Sarkozy me një fjalë prekëse u kërkoi bashkëpunëtorëve të mos ndaheshin, duke u thënë shprehimisht se i donte shumë.
Sarkozy gjatë bisedës tha se donte që shtypi ta linte të qetë menjëherë, duke nënvizuar se “shpresonte të jetonte një jetë normale”.
“E pamundur të ulem në një restorant me familjen. Jam i spiunuar gjithkund. Shpresoj që gazetarët të më lënë në qetësinë time”, tha ai, duke nënvizuar se “Ne nuk do të ndahemi, pasi do të kem gjithnjë kënaqësinë t`ju takoj, për të folur për kohët e mira”.
Francezi me rrenje hungareze dhe greke, beri emer me deklaratat e tij bombastike.
Per here te pare, Sarkozy u vu re nderkombtarisht ne driten e prozhektoreve ne 2005-en, kur vizitoi familjen e nje 11-vjeçari të vrare nga nje plumb-qorr, pasoje e nje beteje mes bandash ne La Courneuve, prane Parisit. Si minister i Brendshem qe ishte asokohe, ai mbante pergjegjesine e sigurise ne periferite e kryeqytetit, ku papunesia dhe kriminaliteti jane te larta.
Perpara se te vihej ne krye te Ministrise se Brendeshme, Sarkozy kish qene kryetar i njesise bashkiake Neuilly-sur-Seine. Por vetem me postin e mepasshem, ai do te arrinte te merrej me subjektet e veta te preferuara: sigurine dhe emigracionin. Ata qe jetojne ne France dhe duan te perfitojne prej kesaj, duhet te respektojne ligjin: ky ishte mesazhi i pagabueshem i tij.
Nga siguria e brendshme, shume shpejt do te zbulonte edhe qasjen per politiken e jashtme. Gjate vizites se pare si president ne Berlin, ai shpjegoi se pas shume sprovash te kaluara, marredhenia franko-gjermane, nuk duhej sakrifikuar.
Me perhapjen e krizes se eurozones, fuqia e dyshes do te shtohej aq shume sa njerezit nisen ta shihnin si `duo-n`, qe mund te udhehiqte europen permes ketij ngerci. Por vullneti i Sarkozy-se per te adoptuar pozicione te fuqishme nuk e favorizoi shume ne shtepi. Niveli i popullaritetit te tij mes franceze kishte rene qe perpara zgjedhjeve presidenciale.
Në permbushje të të gjithë pritshmërive, Francois Hollande u zgjodh këte të diel, Presidenti i ri i Francës.
Për Nikolas Sarkozy, votat e mbledhura ne balotazhin e 6 majit, qene te pamjaftueshme. Ne kete menyre, merr fund epoka e "Merkozy"-se. Per te paren here ne 17 vjet, Franca ka përsëri një president socialist. Mijera ithtare te Hollande festuan ne Place de la Bastille fitoren bindese te kandidatit te tyre ndaj presidentit koservator Sarkozy.
Hollande arriti të sigurpje 51,7 për qind të votave, ndërsa Sarkozy 48,3 për qind. ne fjalimin e mbajtur pas fitores, socialisti i beri francezeve thirrje per unitet, ndersa triumfin e vet e cilesoi si shpresedhenes per fundin e masave te ashpra anti-krize.