E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiponja simbol i FSK-së

Shqiponja bëhet simboli kryesor i Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke u zëvendësuar me luanin që ka qenë simbol i forcës prej 2 vitesh. Me dekret të presidentes së vendit, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka ndërruar të gjitha simbolet e batalioneve dhe njësive të saj.

Dekreti i nënshkruar nga Presidentja Jahjaga, sipas së cilit u promovuan stemat e reja të njësive të FSK-së është i bazuar në nenin 84 pika 12 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 18 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-046, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i bazuar në kërkesën e Ministrit të FSK-së Agim Çeku. Po sot u komunikua vendimi që 27 Nëntori, të jetë “Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ditë prej së cilës do të fillojnë të përdoren stemat e reja të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në kohën kur kjo forcë është e kompletuar dhe po përgatitet të marrë kompetencat e plota, ka nisur dizenjimi i saj, që nga simbolet e deri tek struktura
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›