E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, plumba 2 shqiptarëve, në kërkim autori

PADOVA-  Dy shqiptarë u plagosën me armë zjarri, teksa i kishin zënë pritë pranë shtëpisë së tyre në rrugën Vitorio Veneto, në zonën Paltana të Padovas.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shqiptarët, përkatësisht 24 dhe 31 vjeç, kanë qenë duke zbritur në garazh kur janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë autori fillimisht kishte hyrë në dhomën ku ishin instaluar automatet e energjisë elektrike dhe ka fikur dritat e gjithë godinës.

Dy të plagosurit, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur, kanë marrë plagë në krah dhe janë dërguar në spitalin e Padovas për mjekim të mëtejshëm.

Vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes policia arriti të gjejë një makinë, tip Lanca, e cila dyshohet se është e autorit. Makina e sekuestruar ka dëmtime të shkaktuara nga një aksident.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›