Retro/Histori: 5 shtator 1972 Masakra e Munihut
Masakra e Munihut është emri informal për ngjarjet që ndodhën gjatë Lojërave Olimpike të Verës së vitit 1972 në Munih, kur pjesëtarët e skuadrës olimpike izraelite u morën peng dhe më pas u vranë nga grupi terrorist palestinez ‘Shtatori i Zi’. Anëtarët e ‘Shtatorit të Zi’ pretendonin se organizata e Jaser Arafatit, ‘Fatah’, e mbështeti në mënyrë sekrete operacionin. ‘Fatah’ e kundërshtoi këtë. Operacioni u pagëzua “Ikrit dhe Biram” për nder të dy fshatrave të krishtera palestineze, banorët e të cilëve qenë vrarë ose përzënë nga izraelitët në vitin 1948.
Kur operacioni përfundoi, terroristët vranë njëmbëdhjetë atletë dhe trajnerë izraelitë dhe një polic gjerman. Pesë nga tetë anëtarët e ‘Shtatorit të Zi’ u vranë nga policia gjatë një përpjekjeje shpëtimi të dështuar. Tre të mbeturit u kapën, por u liruan më vonë nga autoritetet gjermano-perëndimore pas rrëmbimit nga ‘Shtatori i Zi’ të një aeroplani të Lufthansa-s. Izraeli iu përgjigj operacionit me operacione të tijat, të quajtura ‘Burimi i Rinisë dhe Hakmarrja e Zotit’ si dhe me anë të një serie sulmesh ajrore dhe vrasjen e atyre që dyshoheshin si planifikues të Masakrës së Munihut.