E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, aksidentohet familja shqiptare, i vdes vajza, 4 të plagosur

ZAGREB- Një familje shqiptare humbi tragjikisht vajzën e tyre 9 vjeçe në një aksident automobilistik të ndodhur në autostradën kroate. Familja e Ndriçim Kostës, e përbërë nga 5 anëtarë, bashkëshortja e 3 fëmijët e tyre, po ktheheshin nga Tirana, ku kishin kaluar pushimet verore. Nëpërmjet Kroacisë do të hynin në Itali, shtëpia e tyre e dytë prej 20 vitesh.

Aksidenti ndodhi të premten në mëngjes, kur drejtuesi i mjetit, kryefamiljari Ndriçim Kosta, 45 vjeç humbi kontrollin dhe makina u përplas me trafik ndarësen në autostradë në drejtim të Fiumes. Në makinë udhëtonin dhe bashkëshortja Hakroma, 40 vjece dy djemtë Denis, 6 dhe Mahmud 14 vjec, dhe Kristina 9 vjece.
Vogëlushja vdiq pak minuta pas aksidentit, ndërsa 4 anëtarët e tjetrë të familjes u dërguan në gjëndje shoku në spital në Ogulin. Sipas medias italiane
bashkëshorti, gruaja dhe djali i vogël kanë plagë në të gjithë trupin, ndërsa djali 14 vjec theu tre brinjë. Të plagosurit kanë lënë spitalin dje paradite, ndërsa do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për ti dhënë lamtumirën vogëlushes Kristinë. ( ne foto)

(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›