E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, policia arreston 16 gjykatës, favorizuan kamorrën

Të paktën 16 gjykatës, një avokat i njohur, që është edhe docent universitar dhe një komercialist janë mes personave që policia ka arrestuar në Napoli, në një blic anti-kamorrës. Gjykata ka vendosur për tre nga gjyqtarët e ndaluar arrest me burg dhe 13 të tjerët arrest shtëpie. Gjyqtarët akuzohet se kanë qenë të korruptuar për të dhënë vendime në favor të kamorrës, duke i shkaktuar shtetit dëme të rënda. Të arrestuarit janë gjithsej 60, me dyshimin se janë bërë pjesë e korrupsionit dhe riciklimit të parave. Pronat e tyre të konfiskuara arrijnë shifrën një milion euro, duke përfshirë apartamente, makina dhe asete financiare. Synimi i këtij aksioni ka qenë një goditje ndaj klanit Fabroçino, i cili besohet se ka kryer më shumë korrupsione ndaj gjykatësve për të marrë vendime të favorshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›