E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT në gatishmëri për virozat, grup edhe për E-Colin

Për këtë arsye, spitali Qendror Universitar në Tiranë ka marrë masa për të përballuar me sukses të gjitha rastet.

Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku ka garantuar se shërbimi gjatë gjithë verës do të jetë në funksion të qytetarëve, duke bërë një grafik për dy grupe mjekesh të gatshme çdo ditë.

“Me anë të një urdhri të nxjerrë pak ditë më parë, kam kërkuar që mjekët të bëjnë planifikimet për verën, por dy grupe duhet të jenë të gatshëm për përballimin e rasteve, të cilat kanë një rritje gjatë muajve të nxehtë. Po kështu ne si drejtori kemi marrë masat për furnizimin me ilaçet bazë të urgjencës për trajtimin e rasteve. Ajo që dua të theksoj është se gjithsecili duhet te behet doktor i vetes, duke pasur një higjiene sa me maksimale por edhe duke u treguar i kujdesshëm me ushqimet”, tha Ivziku.

Shefi i Shërbimit Infektiv Dhimitër Kraja, bëri të ditur një panoramim të situatës së këtyre ditëve duke theksuar se ka një rritje të numrit të pacientëve të cilët paraqiten ne urgjencë. “Shërbimi i infektivit ka një sërë detyrash në lidhje me sëmundjet infektive, dhe një pjesë e të cilave lidhen edhe më sëmundjet e stinës, siç është edhe stina e verës. Përveç sëmundjeve që ne trajtojmë zakonisht gjatë gjithë vitit kjo stinë karakterizohet me një strukturë të re të karakterizuar të sëmundshmërisë. Ky ndryshim vjen me shtime të rasteve nga 35 deri në 45 për qind, kemi rreth 50 apo 60 paraqitje të pacienteve në ditë”, tha Kraja.

Sipas tij, shkaqet kanë të bëjnë me bakteret të cilat zënë 30 për qind të rasteve dhe mjekohen me antibiotik, ndërsa rreth 40 për qind janë sëmundje virusale, pasi janë rreth 60 lloje te ndryshme virusesh të cilat shpërthejnë dhe aktivizohen gjatë kësaj stine. Në fund, ai sqaroi se “aktualisht kemi edhe një grup emergjence si dhe janë marrë masat në raste të shfaqjes së E Colit” ka pohuar Kraja. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-27 14:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›