E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, pranga 3 shqiptarëve për armëmbajtje pa leje

 

Karabinierët e San Xhovani Valdarnos prej kohësh ndiqnin lëvizjet e tre shqiptarëve, të cilët janë me moshë nga 20 deri 23 vjeç, rezidentë në Montevarki.

Mbrëmjen e shkuar forcat policore në Itali vendosën të bënin një kontroll në shtëpitë e tyre dhe të vetë shqiptarëve në fjalë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Gjatë kontrollit kanë gjetur një pistoletë të kalibrit 9 pa modifikime dhe e perdorshme. Karabinierët gjetën edhe nje sasi muncionesh.

Për këtë arsye të rinjtë shqiptarë u arrestuan dhe janë mbyllur në burgun e San Bendetos për armëmbajtje pa leje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›