E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga për tentativë vjedhje 3 shqiptarëve

Policia italiane arrestoi sot në mëngjes tre shtetas shqiptarë më akuzën e tentativës së vjedhjes në një qendër tregtare në provincën NEPI.

Sipas njoftimeve të policisë, tre të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa po tentonin të hynin brenda qendrës tregtare ku kishin planifikuar të kryenin vjedhjen.

Burime të vendit të ngjarjes, i kanë thënë medias italiane se tre shqiptarët u kapën me një sërë mjetesh që përdoreshin për realizimin e vjedhjeve, si çelësa hekuri, dorashka dhe një sërë mjetesh të tjera.

Identifikimi i tyre i menjëhershëm është bërë pasi kompania që do të binte pre e vjedhjes kishte montuar një sistëm spiun alarmi i cili në rast ndërhyrje në godinë sinjalizonte menjëherë policinë.

Forcat e rendit dhe karabinieria kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë arrestimin e tre shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Ata po tentonin të hapni portën e qendrës tregtare dhe fillimisht kundërshtuan arrestimin, kanë thënë burime të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›