Vlorë,vritet për hakmarrje 48-vjeçari

Një ngjarje e vjetër dyshohet të jetë shkaku, ndërsa hakmarrja është qëllimi i vrasjes së një 48-vjeçari në Radhimë të Vlorës.
Hasko Sina, u gjet i vrarë mëngjesin e së martës në një rrugë në zonën informale të Radhimës.
Mbi trupin e 48-vjeçarit u gjetën shenja plumbash ndërsa policia dyshon se vrasja është kryer të paktën një natë më parë.
Ekspertët që mbërritën në vendin e ngjarjes kanë arritur në konkluzionin se Hasko Sina ka gjetur vdekjen e menjëhershme për pasojë të plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Të dhënat e para flasin për një vrasje për hakmarrje, pistë e cila konfirmohet edhe nga burime brenda grupit hetimor. Dyshohet se krimi ka lidhje me një ngjarje të rëndë të shënuar në vitin 1997.
Por policia nuk bën të ditur ende detaje, duke mos specifikuar asnjë të dhënë për ngjarjen e vjetër.
Ngjarja ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e policisë së Vlorës. në vendin e ngjarjes mbërritën dhjetra forca policie dhe drejtues të lartë të uniformave blu.
Falë punës operative, mësohet se policia e Vlorës ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes, për arrestimin e të cilit ka nisur një aksion i gjërë.
Emri i autorit të dyshuar të vrasjes nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Ndërkaq, trupi i pajetë i 48-vjeçarit Sina është dërguar në morgun e Vlorës ku do ti nënshtrohet autopsisë.