Tërhiqet PD, kërkoi president nga populli
• Propozimi i Partisë Demokratike një ditë më parë për zgjedhjen e presidentit në raundin e pestë me gjysmën e votave të Kuvendit, tregon se maxhoranca është tërhequr nga varianti i saj i parë i zgjedhjes së presidentit në popull.
Gjatë negociatave të gjata në qershor-korrik të vitit të kaluar për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe dështimit të tyre disa herë radhazi, Kryeministri Berisha dhe Presidenti aktual Topi i propozuan opozitës ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit nga populli. Në disa prej mbledhjeve të grupit parlamentar të PD-së, por edhe në publik, Kryeministri Berisha është shprehur pro idesë së zgjedhjes së kreut të shtetit përmes një referendumi popullor. Por gjithçka ishte e pamundur në atë kohë për shkak se për ndryshimin e Kushtetues duheshin të paktën 84 vota, numri i mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit. Këtë tezë e mbështeti fort edhe kandidati për president në atë periudhë, Bamir Topi. Duke folur gjatë një emisioni televiziv, kandidati i PD-së për president, Bamir Topi, tha rreth një vit më parë se, “nëse do të ketë një zgjidhje të tillë, do të ishte kënaqësi për mua që t’i drejtohem popullit për institucionin e presidentit”. Ndërkohë, i pari që hodhi idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli ishte deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, rreth dy vjet më parë. Ish-ministri socialist argumentonte me faktin se ky Parlament nuk mund të zgjidhte presidentin e ri të vendit, pasi ishte ilegjitim për shkak të fenomenit të “Dushkut”.