Thuaj të vërtetën
• YLLI DYLGJERI
Teksa dëgjoja kryetarin e Partisë Socialiste që mbronte qëndrimin e vet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste në Vorë, “për përparësitë e sistemit ...proporcional rajonal”, mbeta pa mend nga numri i njerëzve në këtë sallë që e votuan atë. Do të dëshiroja që në atë sallë të ishte dikush për të cilin mund të duartrokisja edhe unë. Më vjen keq, por unë nuk mund ta duartrokas kryetarin e Partisë Socialiste, nga që nuk besoj tek ai. Ai që prishi koalicionin e majtë, na vjen me këtë “risi” me ato parime të larta që mëton. Kryetari i PS-së mbasi u ngazëllye prej votimit 99.99 për qind, lipset t’i bëjë pyetje vetes se kush e ka duartrokitur fjalimin e tij në Vorë dhe kush është zhgënjyer. Sigurisht, Berisha e ka duartrokitur, ndërkohë që të gjithë gërdecasit - ashtu si shumica e shqiptarëve - janë zhgënjyer.
Kohët e fundit më ka pushtuar ndjesia se në atë sallë nuk ka më burra (me përjashtim të Lakrorit). Jo, ky nuk është një shkrim për t’ju nxirë jetën të gjithëve ju nëpër shtëpira. Unë rreshtohem përkrah atyre që besojnë se duhet të përballemi me Berishën - por këtë lypset ta bëjmë ashtu siç duhet, bashkë me aleatët dhe duke bërë durim, ndërkohë që ekipi i Ramës e ka katranosur këtë punë.
Njerëzit e Ramës po mundohen të mbahen me të madhe, por janë të dobët në strategji dhe të tmerrshëm në demagogji. Duke shkuar në Vorë, në vendin e tragjedisë dhe të shkatërrimit total të jetës urbane, rreken të “përcjellin” shenja respekti për opinionin vendas. Ndërsa ekipi i sotëm i Ramës as që e ka zënë lopatën me dorë. Pjesëtarët e skuadrës së tij mendojnë se politika është vetëm konferenca për shtyp, debati në Parlament apo një shëtitje në konvaleshencën e plazhit.
Atyre nuk ua ka ënda të udhëtojnë drejt Gërdecit. Të shohësh ndonjë nga politikanët e lartë të Ramës në Vorë, apo fshatrat përreth për një farë kohe, është si të pikasësh ndonjë specie shpendi të rrallë. Ka të ngjarë që, duke qenë se e shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës duke zhvilluar sherre politike në Tiranë, ata kanë frikë se po të largohen nga qyteti kundërshtarët e tyre, kanë për t’ua ndryshuar bravën e derës së zyrës.
Nga ana tjetër, unë jam me gjithë mend i shqetësuar lidhur me mënyrën se si politikanët e Ramës janë orvatur ta përligjin si sukses bashkëpunimi arritjet e reformës zgjedhore deri në “sistemin proporcional rajonal” si dhe përgatitjen e projektligjit për amendimin e Kushtetutës. Dje në Vorë, asambleistët me votimin unanim firmosën largimin nga politika. Nesër është vonë. Nuk kanë kujt t’u qahen se nuk e kanë emrin në listën për deputet. Shprehja e relatorit të PS-së dje në komisionin kuvendor, se këto ndryshime do të sjellin “freskimin e elitave politike” e konfirmon plotësisht fytyrën tjetër të PS-së.
Nuk mund të shkosh e të sigurosh përkrahjen në Ansamble, duke u thënë anëtarëve, “O votoni si them unë, o ndryshe jeni politikë e vjetër; duke u thënë njëherësh njerëzve për sa i takon luftës të cilën ju e keni merak-për një qeverisje pa Berishën – PS-ja do të veprojë si t’ia ketë kokrra e qejfit”. Nuk mund ta marrësh vendin e ta shpiesh në zgjedhje shaluar në një gënjeshtër.
Thuaju njerëzve të vërtetën z.Rama. Sot për sot, Berisha nuk përbën ndonjë kërcënim për ty. Ai mund të parandalohet. Largimi i tij është luftë zgjedhjeje - por gjithsesi është një zgjedhje legjitime.
Për socialistët e bazës është e ligjshme t’i kundërvihen kësaj intrige, sepse me qëndrimet tuaja po përpiqeni të na futni gishtin në sy dhe kryet në rërë. Tashmë s’mbetet gjë tjetër, veçse të marrim përsipër bashkë me aleatët për të kontrolluar situatën. Ekipi i Ramës duhet kontrolluar, ai po flirton hapur në kurrizin tuaj, ai nuk ka nevojë për më shumë pushtet, ai është në pushtet. Të formojmë një qëndrim, s’presim më njeri të na drejtojë. Koha filloi.