Një atentat i Kushtetutës
• Konstitucionalisti i njohur, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, e cilësoi nismën e PS-së dhe të PD-së si një atentat ndaj Kushtetutës.
“Kastriot Islami është autori i kësaj masakre që po tentohet të bëhet me zgjedhjet. Ndryshimet duhet të jenë pjesë vetëm e diskutimeve në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore. Eshtë e nevojshme të bëhet një proces ligjor dhe transparent. Unë kërkoj shtyrje në mënyrë që ndryshimet në Kushtetutë të vijnë si një paketë bashkë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kjo që ju po bëni vërteton vetëm marrëveshjen që ne gjithnjë kemi denjuar mes Ramës e Berishës. Eshtë një atentat kundër Kushtetutës. Këto ndryshime që keni sjellë duan kohë të shqyrtohen e diskutohen”, deklaroi Braho. LSI-ja ka paraqitur një amendament të sajin, duke qenë pro pragut prej 2,5 % për partitë politike dhe 4 % për koalicionet politike. Në të kërkohet dhe ndarja e zonave zgjedhore, mbi bazën e rajoneve, duke i caktuar mbi bazën e një numri të përafërt zgjedhësish.