E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga shumë shqiptarëve për trafik droge

Mediat vendase njoftojnë se nga operacioni është sekuestruar edhe 100 kilogramë drogë e llojit Kokainë. Operacioni i policisë është shtrirë në disa rajone, si në Firence, Karraras, Breshia, Modena, Bergamos, Romës, Vicences, Pratos dhe Karraras. “Operacioni i koduar “Podgorica” ka shkatërruar një organizatë ndërkombëtare të trafikantëve kryesisht shqiptarë”- informon agjencia italiane e lajmeve ANSA.Operacioni i policisë ka goditur bandën ndërkombëtare të trafikut të drogës, që vepronte në veri dhe qendër të Italisë. Sipas policisë italiane, droga e sekuestruar kishte një vlerë prej 18 milion eurosh, ndërkohë, që ajo vinte nga Spanja dhe Evropa veriore, e fshehur nëpër makina.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›