Kuvendi miraton pr/ligjet për skafet dhe diskriminimin
Edhe për tre vjet të tjera, të gjitha mjetet lundruese nuk do të lejohen të dalin në hapësira detare, në të kundërt do të sekuestrohen. Të vetmet që mund të lëvizin janë motorët e ujit, të cilët nuk kanë fuqi të madhe lundrimi. Për këtë arsye, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se këtë mjete do t’iu nënshtrohen një kuadri tjetër rregullash, për të mos penguar kështu lëvizjen e tyre gjatë sezonit veror. Ndërkohë, deputetë e maxhorancës kanë miratuar edhe një sërë ligjesh të tjera, si disa shtesa në ligjin e legazimeve, si dhe kontratën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë “EUROCOPTER” për furnizimin me 5 helikopterë.