Topi kërkon shpjegime nga Imami
06/04/2012 Presidenca letër Ministrisë së Mbrojtjes për emërimin e Kreshpës
“Duam një arsyetim të vendimit të ministrit për këtë emërim”
Presidenti Bamir Topi kërkon shpjegime nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami për procedurën e ndjekur për emërimin e Ferdinand Kreshpës në krye të Flotës Detare. Me anë të një letre drejtuar homologut të tij në ministri, sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, thekson se “kreu i shtetit kërkon një arsyetim të vendimit të ministrit Imami për këtë emërim, që është konsideruar nga media dhe opozita si shkelje e hapur e Kushtetutës”. Ndërkohë Presidenca është në pritje të përgjigjes zyrtare nga ana e ministrisë së Mbrojtjes, ku në varësi të kësaj përgjigjeje do të jetë dhe reagimi i mëpasmë i kreut të shtetit. Nëse institucioni i Imamit do të pretendojë se emërimi i komandantit të Flotës është kompetencë e ministrit, atëherë burime brenda Presidencës theksojnë se çështja do të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Po nëse arsyetimi është se zoti Topi emëron vetëm gjeneralët, në këtë rast kjo lëvizje është nul dhe procedura për omandantin e Flotës Detare duhet të nisë nga e para. Kjo sepse në një intervistë dhënë dy ditë më parë për “Zërin e Amerikës” shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Xhemal Gjunkshi, deklaroi se “Presidenti ka kompetencë vetëm mbi gjeneralët si gradë dhe jo mbi postet”. Madje, duke iu referuar nenit 169, paragrafi 3 të Kushtetutës, theksohet se “me propozim të ministrit të Mbrojtjes Presidenti emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”. Në ndryshim me rastin e shkarkimit të komandantit të mëparshëm të Flotës Detare, Kudret Çelës, ku pati një dekret të Presidentit, në emërimin e Kreshpës është përdorur një tjetër standard, edhe pse ligji themeltar nuk e përmend termin “gjeneral” për këtë situatë.
Komisioni i Sigurisë
Në mbledhjen e së martës opozita në Komisionin e Sigurisë në lidhje me këtë çështje akuzoi Arben Imamin për puç institucional dhe shkelje të Kushtetutës, pasi sipas tyre të drejtën e emërimit e ka vetëm Presidenti i Republikës dhe jo ministri i Mbrojtjes. “Urdhrat e kundërligjshëm të lëshuar nga këto institucione të bëhen objekt i parandalimit të tyre nga Presidenti i Republikës, i cili ka autoritetin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë duhet të reagojnë, pasi shkeljet janë të dukshme, janë objekt i procedimeve penale, mbase edhe kryesisht penale”, ß theksoi Pirro Lutaj.
Komisioni për Imamin
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi, e ftoi deputetin Lutaj që së bashku me deputetin e PD-së Luan Skuqi të ngrenë një komision mbikëqyrës për vendimin e Imamit. “Do të ngremë një komision për të shqyrtuar kërkesën të zotit Lutaj, por s’kemi kuorum sot. Në seancën e ardhshme do të ngremë një komision për të shqyrtuar kërkesën të zotit Lutaj, pasi nuk e kemi kuorumin e nevojshëm sot. Kur ta kemi këtë kuorum, do të vendosim nëse është ligjore ose jo kërkesa juaj. Nëse ajo letër që ju paraqitët sot në Komision është jo në përputhje me ligjin, ti je një nga anëtarët e grupit që do të miratojë komisionin për të verifikuar nëse ajo shkel apo jo ligjin dhe ne do t’ua bëjmë të njohur të gjitha autoriteteve në seancë plenare, edhe Kryetares së Kuvendit, siç na e parashikon Rregullorja”, – tha Demi.