E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sklupturat e Sorianos ekspozohen ne qender te Meksiko Sitit

MEKSIKO SITI- Trembedhjete skulptura bronzi të cilat paraqesin një sërë sirenash të mrekullueshme, pëllumbash, zogjsh e demash të realizuara nga piktori e skulptori meksikan Huan Soriano do të ekspozohen në një ambjent të hapur në sheshin kryesor të Meksiko Siti, atë me emrin Reforma Aveny. Ekspozita e titulluar "Suenos Moldeados" (ëndrra të Formuara) do të qëndrojë e hapur deri në Gusht 2010 e synon të mbajë gjallë kujtimin e Soriano. Artisti vdiq në vitin 2006 në moshën 85 vjeçare nga pneumonia.

Këto statuja janë ekspozuar më parë në Muzeun e Arteve të Bukura në vitin 2005, në qytetin kolonial Puebla, në Tlakskala, Teksas si dhe në një park të ndodhur në rrethinat e Meksiko Siti.

Zogjtë, të cilët përfaqësojnë lirinë, janë tema kryesore e kësaj ekspozite. "Zogjtë përfaqësojnë lirinë, mundësinë për të udhëtuar përmes qiellit pa kufi. Ai ishte një shpirt i ri nddaj i pëlqente shumë të realizonte skulptura zogjsh" tha Alehandra Gilling, përfaqësuese e Ministrisë së Kulturës.

Pak kohë para ndarjes nga jeta Soriano u vlerësua me çmimin Velazkez de Artes Plastikas në vitin 2005 në Spanjë, një vlerësim ky i karrierës mëse 70 vjeçare e cila përfshinte ndërthurjen e elementëve të artit tradicional meksikan me teknikat më të përparuara të kohës.

Një sërë skulpturash të tjera me përmasa të mëdha zbukurojnë hapësirat publike në kryeqytetin meksikan, si për shembull Auditoriumin Kombëtar, si dhe hapësirat publike të një sërë qyteteve të tjerë. "Këtë muaj mbushen katër vjet nga vdekja e Soriano. E ku ka më mirë sesa ta përkujtosh atë përmes ekspozimit të veprave të tij në një ambjent të hapur ku ato mund të kundrohen nga mijëra njerëz" shtoi Gilling.

Soriano u lind në qytetin perëndimor të Guadalahara në vitin 1920 duke u zhvendosur më pas në Meksiko Siti. Një ndër pjesëtarët më të rinj të lëvizjes kulturore "Shkolla Meksikane", ai ekspozoi pikturën e tij të parë kur ishte ende adoleshent duke u përfshirë edhe në botën e teatrit dhe atë të letërsisë. Ai dha ndihmesën e tij në ngritjen e një grupi teatror me shkrimtarin Oktavio Paz, fitues i çmimit Nobel, i cili u nda nga jeta në vitin 1998. Në vitem më pas Soriano jetoi ndërmjet Meksiko Siti e Parisit.
(s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›