E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurokomisionerja Malmstrom vijon vizitën në Kosovë

Komisionarja për Çështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom vijon ditën e dytë të vizitës në Kosovë. Gjatë ditës së sotme ajo do të vizitojë shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë ndërsa dje është takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe shefin e EULEX-it, Ksavier Bu de Marnak.
Në takim me shefin e qeverisë kosovare, eurokomisionerja Malmstrom theksoi se ndoshet në prishtinë për të konfirmuar se kushtet për nisjen e dialogut janë përmbushur.
Udhërrëfyesi për Kosovën, sipas saj, do të përgatitet shumë shpejt, por ajo që i mbetet Kosovës është që të përmbushë kriteret, sidomos ato të menaxhimit të kufirit dhe miratimit të legjislacionit të ngjashëm me vendet e BE-së.
Eurokomisionerja Malmstrom pas takimit me shefin e EULEX-it, De Marnak tha se është më se e nevojshme ndihma e EULEX-it në fazën vijuese të procesit të dialogut për vizat.
E pyetur nga gazetarët se kur kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, ajo deklaroi se e gjitha varet nga institucionet e Kosovës dhe performanca që ato tregojnë.
Në procesin e liberalizimit të vizave, Kosova ka mbetur tashmë vendi i fundit në rajon, çfarë nga zyrtarët në Prishtinë është arsyetuar me faktin se Kosova është shteti më i ri në Evropë. Nga hapja e dialogut deri në liberalizimin e vizave vendet e tjera kanë kaluar në periudha kohore prej 18 muajsh e më gjatë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›