Mbrojtja e Mlladiç: S`jemi gati për gjykim deri në tetor

Mbrojtja e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç, ka thënë se nuk është e gatshme të paraqitet para gjyqit deri në muajin tetor.
Gjykatësit e Tribunalit për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi kishin caktuar muajin mars si kohë për nisjen e gjykimit.
Në seancën e sotme dëgjimore, avokati Branko Llukiç, ka thënë se është “e pamundur për avokatët mbrojtës të analizojnë qindra-mijëra faqet e akuzave para përfundimit të tetorit”.
"Kasapi i Bosnjës" akuzohet për krime lufte, që e kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet ‘90, përfshirë Masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8.000 burra dhe djem myslimanë.
Mlladiç është arrestuar në maj të vitit të kaluar.