Hyn ne banesen e dikujt tjeter zoteronte celesin e saj
Efektive te policise se komisariatit nr. 4 bejne me dije se kane arrestuar nje te ri i cili eshte kapur ne flagrance ne banesen e nje qytetari. I arrestuari eshte Sidjon Tabaku. Ai u arrestua sepse dje ne rrugen Siri Kodra eshte kapur ne flagrance nga patrulla e pergjithshme pasi ka hyre duke perdor celes ne banesen e nje shtetasi per te vjedhur
Burime nga efektive te ketij komisariati bejne me dije se 20-vjecari kishte hyre nga dera kryesore duke perdorur celesin e shtepise. Sipas policise po hetohet edhe per rrugen qe Tabaku ka ndjekur per te zoteruar celesin e shtepise qe dyshohej se po vidhte. Materialet hetimore ne ngarkim te tij i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.