E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, sekuestrohen 260 mijë doza heroinë, arrestohen 3 shqiptarë

RAVENA - Autoritetet italiane kanë bërë të mundur arrestimin e 3 shtetasve shqiptarë, mes të cilëve edhe një vajzë, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se shtetasit e arrestuar janë: Muhedin Muho, 25 vjeç, Salljion Dervishi, 24 vjeç, dhe Oltjana Ajdini, 26 vjeç. Sipas policisë, dy djemtë rezultojnë klandestinë, ndërsa vajza jetonte prej vitesh në Itali me dokumente të rregullta.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se në bazë të hetimeve disaditore, policia kreu mbrëmjen e djeshme një kontroll në banesën ku jetonin 3 shqiptarët, në rrugën Corti alle Mura në Ravena, ku gjeti një të vogël heroine dhe disa çelësa që i përkisnin një garazhi. Pas kontrollit në garazhin e ndodhur në rrugën Ravegnana, u zbuluan rreth 30 kg lëndë narkotike. Por operacioni nuk përfundoi këtu, pasi të rinjtë kishin fshehur edhe 35 kg heroinë në një ambient tjetër në rrugën Da Vinci në Cesenatico.

Sasia e drogës që u sekuestrua do të ndahej në 260 mijë doza, që do të shitshin në zonat bregdetare të Italisë, gjatë sezonit të verës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›