“Billboard”: Taylor Swift “gruaja e vitit 2011”
SHBA - Revista muzikore “Billboard” shpalli këngëtaren Taylor Swift si “gruan e vitit 2011”. Këngëtarja 21-vjeçare e muzikës country ka arritur suksese të mëdha, në një kohë të shkurtër.
Swift është këngëtarja më e re që ka fituar një çmim “Grammy” për albumin më të mirë, me “Fearless” dhe triumfoi në ceremoninë e ndarjes se çmimeve “American Music Awards” që u zhvillua në muajin nëntor, ku fitoi 3 çmime.
Pas publikimit të lajmit nga revista “Billboard”, Swift deklaroi se ëndërronte prej kohësh që ta shihte emrin e saj në revistën prestigjioze.
(er.nu/BalkanWeb)