Marëveshja me Serbinë, Tahiri: Rezultati, lëvizja e lirë
PRISHTINË- Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, ka theksuar së marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit është në harmoni me ligjin dhe strategjinë nacionale të Kosovës të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
Zyrtarja kosovare ka sqaruar se Serbia me marrëveshjen e arritur në bruksel ka njohur kufijtë e Kosovësë, duke dalë sipas saj e fituar nga dialogu. Tahiri vlerëson se rezultati i kësaj marrëveshje do të jetë heqja e barrikadave dhe garantimi i lëvizjes së lirë në veri, raporton RTK.
Shefja e delegacionit të Kosovës nënvizon se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit e arritur në Bruksel do të shoqërohet edhe me nënshkrimin e protokollit teknik në mes të Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian e SHBA-ve, si garantues të marrëveshjes.
Tahiri ka njoftuar se një ndërtesë e përbashkët do të jetë në zonën neutrale, ku do të ketë policë dhe doganierë kosovarë dhe serbë, ndërsa të hyrat do të shkojnë në buxhetin e Kosovës, derisa simbolet shtetërore nuk do të vendosen në ndërtesën e përbashkët, por vetëm në ato ekzistuese.
(el.me/BalkanWeb)