E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shkatërrohet banda e drogës Shqipëri-Siçili

Policia e Katanias në Itali ka shkattëruar një bandë të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike Shqipëri-Siçili. Lajmi bëhet i ditur nga angjesia e lajmeve Ansa e cila thekson se policia e Katanias ka bërë të mundur sekuestrimin e 35 kg drogë, herionë dhe mariuanë, si dhe të arrestojnë një të kërkuar shtetas italian nga Mesina i cili ishte i arratisur dhe ishte i dënuar me burg për jetë për akuzën e shoqërizimit mafioz e vrasje. Gjithashtu policia ka sekuestruar gjithashtu dhe armë që i përkisnin organizatës.
 

Gjithashtu sipas Ansës polici ka ekzekutuar 6 urdhër-arrestet me burg. Urdhërarrestet e prokurorisë së Kanatinas janë për 4 shqiptarë, një grek dhe një italian. Sipas prokurorisë italiane organizata kriminale transportone heroinë dhe mariuanë nga Shqipëria, nëpërmjet peshkarexhave dhe barkave në brigjet e Sicilisë, dhe më pas me makinë, korrierët shpërndanin lëndën narkotike në tregun italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›