E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, Stërkaj dhe Doshi thirren sërish në Prokurori

Thirren për herë të dytë në Prokurorinë e Tiranë dy depytetët e Partisë Socialiste Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi.
 

Të dy deputetët socialistë janë paraqitur mëngjesin e sotëm në organin e akuzës për të t`u marrë në pyetje në cilësinë e personave të cilët kanë dijeni për ngjarjet e 21 janarit.
 

Dy deputetët Stërkaj dhe Doshi u thirrën për herë të parë në datën 7 shkurt në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre për ngjarjet e 21 janarit ku vdiqën 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
 

Ndërkohë që në ditët në vijim Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë të tjerë eksponentë të opozitës për t`i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›