E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali shkaterrohet banda italo-shqiptare

Dy italiane dhe kater shqiptare u arrestuan ne Bari nga policia italiane nen akuzen e trafikut nderkombetar te droges.

Operacioni i koduar me emrin Shoku u zhvillua ne zonen e Antamurres dhe Tranit u bllokua edhe nje sasi e konsiderueshme lendesh narkotike te hyra ne Itali nga Spanja Holanda dhe Shqiperia. U sekuestruan 50 kilogram lende te ndryshme narkotike kokaine heroine dhe marihuane.

Hetuesit italiane deklaruan se arrestimet u kryen pas nje vezhgimi te gjate dhe pergjimeve telefonike.

Organizata kriminale duket se ka patur lidhje me Kamorren napoletane dhe kryesohej nga 30 vjecari Olsi Meta i cili ndodhet i kerkuar nderkombetarisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›