Ricikluesit Lista e gjelber nuk kundershtohet

Lista e gjelber nuk mund te kundershtohet parimisht dhe pronovohet nga Bashkimi Europian. Kemi propozuar qe te ngrihet nje bord ku te perfshihen te gjithe faktoret e interesit opozita dhe grupime te tjera te shoqerise qe kane kundershtime per miratimin e kesaj liste te gjelber deklaroi zoti Hanxhari.
Me tej Hanxhari u shpreh se Shqiperia nuk duhet te trembet nga importi i mbetjeve per te shmangur lendet radioaktive pasi sipas tij ato mund te futen kontrabande ne vend edhe nepermjet lodrave te femijeve. Per zotin Hanxhari vigjilenca mjedisore ne dogana duhet te jete e perhershme.
Vigjilenca mjedisore duhet te jete ne te gjitha rastet jo vetem per mbetjet pasi lendet radioaktive mund te futen edhe me lodrat e femijeve tha Romeo Hanxhari.
Por perfaqesuesja e Bashkise se Tiranes Albana Dhimitri kundershtoi importimin e mbetjeve urbane ne Shqiperi pasi sipas saj vendi yne edhe pse ka legjislacionin e nevojshem nuk eshte gati per te zbatuar listen e gjelber. Ajo kerkoi gjithashtu me shume transparence per qytetaret nga ana e Ministrise se Mjedisit per vendime te tilla.
Shqieria nuk eshte gati per listen e gjelber dhe qytetaret kane nevoje per me shume transparence u shpreh Albana Dhimitri.