E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet e bashkive debat mes PD e PS

/ /

Nje projektligj i Qeverise Per pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe SHA-ve ne pronesi te pushtetit vendor eshte bere shkak per perplasjen e re mes PD-se e PS-se ne Komisionin e Ligjeve si dhe ne Komisionin e Ekonomise. Ky projekt percakton se detyrimet qe bashkite e komunat kane ndaj te treteve duhet te paguhen menjehere perndryshe nderhyn Ministria e Financave dhe i ngrin ne buxhet fondin perkates bashkise ose komunes perkatese. Opozita e ka cilesuar si antikushtetuese kete nisme pasi prek autonomine vendore. Mendoj se eshte ligj antikushtetues. Ministria e Financave nuk mund te behet ndermjetese duke perjashtuar totalisht pushtetin gjyqesor tha deputeti i PS-se Pandeli Majko. Nga ana e saj drejtoresha e Buxhetit ne Ministrine e Financave Mimoza Dhembi deklaroi se do te nderhyhet vetem ndaj borxheve ne sektorin e sherbimeve si ne furnizimin me uje apo energjine elektrike. Ne muajin gusht u be nje presion i papare nga OSSH-ja per te prere energjine elektrike. Sic ndodh zakonisht nje here ne vit na vjen rrotull kjo histori dhe kjo eshte nje nga nxitesit per te bere kete ligj. Nje here ne vit rrotullohen detyrimet e energjise elektrike dhe i vijne mbare buxhetit te shtetit si nje barre e paparashikuar tha Dhembi. Gjate diskutimit te projektligjit ne Komisionin e Ligjeve deputeti i PD-se Viktor Gumi propozoi dy mendime por njeri prej tyre u rrezua nga gjysma e deputeteve te PD-se dhe opozita. Amendamenti i rrezuar i Gumit propozonte qe te bllokohet sasia vetem ne te njejten vlere. Ky propozim u votua pro nga deputeti i PS-se Bashkim Fino dhe deputetet e PD-se Aldo Bumci Ylli Lama e Edi Paloka por u votua kunder nga te gjithe te tjeret duke rrezuar nismen e deputetit te PD-se.
Komisioni i Ekonomise
Diskutimi i ketij projektligji vijoi edhe ne Komisionin e Ekonomise ku serish deputetet e opozites e kane cilesuar ate si cenim te autonomise vendore. Perfaqesuesja e Ministrise se Financave Mimoza Dhembi mbrojti para deputeteve projektligjin me argumentin e moscenimit te sherbimeve jetike per qytetaret si shkak i detyrimeve te papaguara ndaj te treteve. Projektligji i jep kompetencen Ministrit te Financave te bllokoje kunder vleres perkatese te detyrimit buxhetin vendor qofte nga subvencionet qofte nga transfertat. Deputeti i Partise Socialiste Ervin Koci e quajti kete nje shkelje te parimeve te autonomise se pushtetit vendor kurse Arben Ahmetaj e cilesoi si nje mase represive qe sdo jape efekt. Debati ne Komisionin e Ligjeve

Pandeli Majko Ju thoni me pak fjale qe Ministria e Financave eshte e vetmja qe mund te zhbllokoje situaten. Mendoj se eshte ligj antikushtetues. Ministria e Financave nuk mund te behet ndermjetese duke perjashtuar totalisht pushtetin gjyqesor. Nepermjet ketij projektligji shmanget ne menyre totale zerohet cdo menyre ankimimi ne pushtetin gjyqesor per detyrimet kontraktuale midis pushtetit lokal dhe te treteve. Kompanite marrin kredi per punimet nderkohe qe ministria nuk ka shlyer ende detyrimet ndaj tyre.
Bashkim Fino Te merret mendimi i shoqatave i komunave dhe i bashkive sepse ky eshte nje cenim direkt ne punen e tyre. Ne rastin konkret mendoj se po nderhyjme rende ne legjislacionin per pushtetin lokal dhe duhet te marrim mendimin e tyre. Pyetja ime eshte qe pse nuk ka nje listim te detyrimeve ku te do nderhyhet. Po vijme aty ku ky minister i Financave po na i ben te gjitha edhe jep fonde edhe i pret ato edhe nderhyn kur te doje.
Edi Paloka Une kam pasur nje rast konkret te nje komune ne Lezhe e cila nuk kishte paguar detyrimet dhe i futi ne probleme banoret. Une ne rastin konkret e zgjidha sepse qelloi qe kryetari i komunes ishte i PD-se dhe me degjoi. Po ne rast se ne krye te komunes te jete nje kokederr Ndaj dhe ky ligj nuk duhet pare si shkeles i autonomise vendore.
Fatos Hoxha shte bere nje model jo i mire ne komisionin tone qe edhe nje ligj i thjeshte tentohet te nxihet. Problemi eshte i thjeshte sepse ne fakt per te gjitha nismat e komisionit opozita ka mbajtur te njejtin pozicion edhe tek gjyqtaret e korruptuar apo me miliona euro opozita i ka mbrojtur duke na nxjerre ne me te gjithe te keqijat duke thene se ne e kemi pasur gabim dhe ne kemi sulmuar Presidentin. Ky projektligj kerkon te disiplinojne aktivitetin financiar ne komunat dhe bashkite ne menyre qe kryetaret dhe keshillat kur te programojne buxhetin te programojne edhe detyrimet si rasti i Bashkise Durres. Nuk duhet qe ne zerin e pare te coje te ardhura ne xhepin e ndonje deputeti. Se pari te paguaje ujin dhe dritat pastaj ato 700 milione leke biznesin intelektual te deputetit. Qe te vjedhesh 700 milione ne emer te nje biznesi intelektual dhe te mos paguash faturat e ujit te pijshem eshte shume e rende. Te lesh popullin pa uje dhe te vjedhesh me biznes intelektual eshte shume e rende dhe ta mbrosh eshte akoma me e rende. reagojne ashper ndaj Hoxhes deputetet e PS-se

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›