E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet Bare Frike nga abuzimi

Deputeti socialist Besnik Bare duke folur ne Top Show mbi vendimin e qeverise per importin e mbetjeve tha se nevojitet nje strategji dhe strukture financiare per tu zbatuar.

Deputeti Bare hodhi dyshimet se pa kete strategji dhe strukture financiare do te abuzohet me importin e plehrave duke e mbuluar vendin nga mbeturinat per shkak te mungeses se kapaciteteve te kompanive per te ricikluar mbetjet e importuara.

Pa nje strategji dhe strukture financiare nuk mund te importojme mbetjet pasi kompanite do te importojne mbetjet dhe Shqiperia do te kthehet ne nje vend i mbuluar nga plehrat. Kompanite nuk kane kapacitetet per te ricikluar . Ish-kryeministru Meksi kishte ne tryezen e tij dosje te medha nga kompani te huaja per te importuar mbetje por asnjehere nuk u mor me to u shpreh zoti Bare.

Importi i mbetjeve u kundershtua nga ambientalisti Levdosh Ferruni i cili tha se qendrimi i tyre eshte i prere per anulimin e Vendimit te Keshillit te Ministrave per importin e mbetjeve pasi sipas tij po i jepet perparesi nje aktiviteti qe nuk ka lidhje me strategjine e zhvillimit te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›