E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet Bino Lista e gjelber 55 elemente

I ftuar ne Top Show per te diskutuar mbi importin e mbetjeve perfaqesuesi i Ministrise se Mjedisit Taulant Bino mbrojti idene per importin e mbetjeve qe perfshihen ne listen e gjelber te hartuar nga qeveria si te domosdoshme per zhvillimin e bizneseve ne industrine e riciklimit.

Zoti Bino tha se ne listen e mbetjeve perjashtohen lendet e demshme per mjedisin. Ai pergenjeshtroi zerat se ne vend do te importohen edhe materiale me permbajtje radioaktive apo toksikologjike.

Jemi ne te njejtin kuader ligjor si ne 2003 dhe nuk behet fjale per nje liste te lendeve per tu djegur behet fjale per nje liste te gjelber qe mund te futen ne Shqiperi per tu perdorur nga industria e riciklimit. Behet fjale vetem per 55 elemente nga 434 qe kane mbrapa industrine e riciklimit. Procesi eshte i centralizuar dhe i kontrolluar nuk behet fjale per mbetje te rrezikshme as radioaktive as toksike qe kemi degjuar kohet e fundit deklaroi zoti Bino.

Por perfaqesuesi i Ministrise se Mjedisit u kundershtua nga ambientalisti Levdosh Ferruni i cili tha se nuk behet fjale per keqkuptime dhe se sipas tij qofte dhe nje lende e vetme nga lista e mbetjeve nuk duhet importuar. Per zotin Ferruni edhe legjislacioni i BE-se konsiston ne perqendrimin e riciklimit nga vendi prodhues duke mos u dhene perparesi import-eksportit te mbtjeve.

Nuk diskutohet per keqkuptime. Mbetjet jane te rrezikshme pergjithesisht. Konsiderohet jo e rrezikshme nje mbetje qe hyn ne procesin e riciklimit brenda nje standarti. Per mua edhe nje mbetje te jete ne liste jam kunder per importim. Eumlshte nje parim qe cdo shtet duhet te ricikloje mbetjet qe prodhon vete. Edhe legjislacioni i Bashkimit Europian konsiston ne perqendrimin e riciklimit te mbetjeve tek vendet qe e prodhojne deklaroi ambientalisti Levdosh Ferruni.

Mendimi i ambientalistit Ferruni u kundershtua nga perfaqesuesi i Ministrise se Mjedisit Taulant Bino i cili tha se ministria dhe qeveria ka per detyre te mbeshtese kete industri si nje aset dhe jo thjesht nje biznes.

Nevoja ka te beje me mbeshtetjen e industrise se riciklimit qe per ne eshte nje aset dhe jo thjesht biznes. Ministria e Mjedisit ka per detyre te mbeshtese industrine e riciklimit dhe duhet te mbijetoje deklaroi Bino.

Ne te njejten linje me fjalen e Binos foli edhe perfaesuesi i shoqates se ricikluesve Vullnet Haka. Haka tha se mangesite ne legjislacion penguan zhvillimin e industrise se riciklimit. Sipas tij Shqiperia nuk gjeneron dot aq mbetje sa te furnizoje industrine e riciklimit.

Industria e riciklimit nepermjet shoqates ka vite qe i kerkon qeverise plotesimin e legjislacionit per te zhvilluar kete industri. Shume industri u zhvilluan ne Shqiperi pas 2000 dhe vendi yne nuk gjeneron dot mbetje te riciklueshme te mjaftueshme per te furnizuar keto biznese. Mbetjet e rrezikshme jane ndaluar me vendimin e vitit 2005 qe e ka mbyllur kete kapitull. Legjislacioni ka qene i manget dhe i paplotesuar mungese nga mosmiratimi i listes se gjelber dhe nga mospjesemarrja ne Konventen e Bazelit deklaroi perfaqesuesi i shoqates se ricikluesve Vullnet Haka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›