Taksa e makinave debat mes Bodes e Shehut ne grupin e PD
Ligji i takses se makinave shkakton debate ne mble-dhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike. Burime prane grupit te maxhorances bejne te ditur per gazeten se ish-zv.ministri i Financave tani deputet i qarkut te Dibres Sherefedin Shehu ka kerkuar qe te rishikohet ky ligj ne piken ku flitet per taksat qe duhet te paguajne qytetaret qe sheshin makinen ne Shqiperi. Nuk eshte mire qe paguajne takse ata qe e sheshin makinen brenda per brenda vendit dhe nuk paguajne takse ata qe e mbajne makinen. Mendoj se duhet te kete nje rishikim te ligjit mesohet te jete shprehur Shehu ne pjesen me dyer te mbyllura te grupit dem-okrat. Por ministri i Financave Ridvan Bode e ka argumentuar miratimin e ketij ligji me faktin se tani ne vend do hyjne makina me te reja. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji nuk hyjne ne vend me makina te vjetra. Se dyti ky ka qene nje kusht i Bashkimit Europian mesohet te jete shprehur Bode ne pergjigje te propozimit te Sherefedin Shehut. Sipas ketij ligji qytetaret qe do te blejne automjete me targe vendase jane te detyruar serish te paguajne para shtese kur ta shesin ate. Referuar ligjit parashikohet taksimi per te gjitha shitjet e njepasnjeshme qe mund te pesoje nje mjet. Formula e perllogaritjes se takses ne kete rast eshte ne baze te cilindrave ne cm3 x koeficient fiks per cdo vit perdorimi dhe takse fikse per llojin e karburantit. Taksa fikse do te jete 25 leke per naften dhe 20 leke per benzinen koeficienti per vitet e perdorimit 0.5 per autoveturat per cdo vit perdorimi dhe 0.25 per mjetet e tjera. Ne rastet e shitjes brenda vendit te automjetit taksa nuk vilet me nga doganat por nga Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor. Per mjetet qe kane paguar taksen ne dogane dhe pesojne shitje te tjera brenda vendit ligji parashikon qe taksa te jete diferenca ndermjet takses se llogaritur ne castin e shitjes brenda vendit dhe asaj te paguar ne dogane. Sipas ketij ligji do te ndryshoje edhe taksa qe do te paguhet per makinat qe importohen ne Shqiperi.