Tragjedi në familje, nëna hidhet nga tarraca me të bijën 2 vjeçare
Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Nënë e bijë janë gjetur pa jetë rreth orës 6:50 pranë një trotuari në lagjen numër 5 të qytetit. Viktimat janë Irma Daullja 22 vjeç dhe e bija e saj dy vjeçare me inicialet V.D. Nga hetimet e para dyshohet se e reja është hedhur sëbashku me vajzën nga tarraca e katit të tetë të pallatit ku banonin.
Policia po heton pistën e vetëvrsjes pasi në trupin e viktimave nuk janë
gjetur shenja dhune. Specialistët e hetimit të krimit të Policisë së
Kavajës po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motivet që
mund të kenë çuar të renë drejt këtij akti tragjik.
Azhornuar së fundi ( e premte , 05 shkurt 2010 )
< I mëparshmi