E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për krizën, çështje ditësh. Topi: Kontakte me Ramën e Berishën

Një ditë pas deklaratës së kryemistrit Berisha se është i gatshëm të dialogojë me liderin e opozitës për zgjidhjen e krizës, presidenti Topi bën me dije se do të nisë në ditët në vijim punën për thirrjen e tryezës së bisedimeve mes Ramës e Berishës.  “Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit politike në vend, mirëpriti gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama” thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të presidencës në internet.

• Tryeza, e majta dhe e djathta mandatojnë Ramën dhe Berishën
• Berisha: I gatshëm në tryezë me Topin
• Rama: Në tryezë do të ulemi për të hapur kutitë

Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet
paraprake të punës me Kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e
opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të përgatitur termat e
bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët, thuhet më
tej në njoftimin zyrtar të presidencës.

Azhornuar së fundi ( e premte , 05 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›