PS: Hapja e kutive të votimit, kusht i panegociushëm
Socialistet i pergjigjen me te njejten gjuhe demokrateve. Ne tryezen e
presidentit Bamir Topi, kryesocialisti Edi Rama do te ulet vetem per te
hapur kutite e votimit tha Blendi Klosi, si e vetmja menyre per te
arritur transparencen e zgjedhjeve.
•
Tryeza për krizën, çështje ditësh. Topi: Kontakte me Ramën e
Berishën
“Fatkeqësisht dje, Sali Berisha, njeriu që është shkaktari kryesor i situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi, na provoi me po të njëjtën gjuhë të politikës së vjetër se atij i mungon vullneti për zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer Shqipërinë, e cila po paralizon jetën institucionale, po rrënon ekonominë dhe shtetin e së drejtës. Partia Socialiste është e gatshme të dialogojë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit, jo sepse këtë e kërkon thjesht Partia Socialiste, por mbi të gjitha sepse këtë e kërkojnë shqiptarët. Por Partia Socialiste është po ashtu e vendosur që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcën e pushtetit” tha Klosi.
Ne te njejten kohe me përgatitjet per tryezen socialistet po përgatisin protestat ne rast deshtimi te negociatave.
Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e premte , 05 shkurt 2010 )