Itali, shkon në 18 numri i viktimave
Ka arritur në 18 mes tyre 3 fëmijë , numri i viktimave të aksidentit hekurudhor që ka tronditur Italinë. Mediat italiane bëjnë të ditur se një burrë ndërroi jetë mengjesin e ditës së sotme, i cili ishte në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi pranë qytetit Viarexho rreth 350 km në veri të Romës kur një tren doli nga shinat dhe më pas u përfshi nga flakët si pasojë e shpërthimit të një cisternë gazi.