Korea e Veriut lëshon dy raketa të tjera
Korea e Veriut ka lëshuar dy raketa të tjera me rreze të shkurtër veprimi. Lajmi bëhet publik nga Agjencia Jonhap sipas të cilës raketat janë lëshuar në bregun lindor të vendit rreth orës 5.30 dhe 6 të mëngjesit të sotëm. Ky veprim i Koresë së Veriut, ishte i pritshëm pasi më parë, qeveria kishte deklaruar se do të bënte teste nukleare ndërmjet 24 qershorit dhe 9 korrikut.