E Diel, 1 Nëntor 2026

Makinat e përmbytura asnjë lek kompesim nga sigurimet

Një pjesë e madhe e automjeteve luksoze të përmbytura paraditen e së mërkurës nga rreshjet e shiut, nuk do të kompesohen, apo drejtuesit e tyre të dëmshpërblehen. Në shumë kompani sigurimesh mësojmë se nga 25 automjetë të dëmtuara nga uji, një pjesë e vogël kishin kryer siguracionin kasko, që parashikon dëmshpërblimin e automjetit të dëmtuar nga uji dhe zjarri.
Një ditë pas përmbytjes së parkimit privat në qendër të Tiranës, pranë qendrës tregtare ECT, një pjesë e mjeteve nuk janë lëvizur nga vendi. U interesuam dhe pranë Bashkisë Tiranë për të mësuar lidhur me rregullat që i janë dhënë kompanisë private që ka në pronësi këtë parkim. Mësojmë se kjo zonë është problematike përsa i përket kanaleve kulluese. Dëshmitarë nga ajo çka ndodhi dje, deklarojnë se shumë njerëz kanë rrezikuar dhe jetën duke u futur në makina ndërkohë, që rrebeshi i shiut kish pushtuar gjithë Tiranën. Nga reshjet e shiut u përmbytën rrugë, shtëpi, makina si dhe u dëmtuan shumë pemë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›