Itali, shpërthen fabrika e fishekzjarreve, vdesin 5 persona

5 është numri i personave që kanë mbetur të vdekur ditën e sotme në Itali, si pasojë e shpërthimit të një fabrike fishekzjarresh. Sipas personelit të zjarrëfikseve, shpërthimi ka ndodhur sot pasdite në një fabrikë fishekzjarresh në zonën e Arpino, Frusinate në Itali.
Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërkohë që ai ka shkaktuar edhe një zjarr dhe zjarrëfikset janë përpequr për të shuar flakët e tij.