E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset me miliona sekseri i pallateve

Duket se policia ka "gjetur"
një mashtrues më së fun
di, i cili përfiton nga "uria"
për të ndërtuar dhe investuar
paratë në biznesin e ngritjes së
pallateve në kryeqytet. Pikërisht
një nga "sekserët" e shumtë në
këtë fushë, i merr 147 mijë dollarë
Fatmir Rexhës, me premtimin se
do ta bëjë aksioner në ndërtimin e
një pallati në zonën e Shkollës së
Baletit në Tiranë. Pasi merr shumën
e majme, ja mbath. Policia e Tiranës
ka bërë të ditur gjatë ditën së
djeshme zyrtarisht se ka dërguar në
prokurori Fatmir Rexhën, 55 vjeç,
banues në kryeqytet. Denoncimi
ndaj 55-vjeçarit ka ardhur nga personi
i cili dikur ka qenë miku i tij. Por
ndaj Rexhës, sipas policisë, ka
shumë kallëzime për të njëjtin
mashtrim. Në policinë e kryeqytetit
janë depozituar shumë kallëzime
për mashtrime në shuma të mëdha.
Uniformat blu deklaruan dje se ishte
Sektori Kundër Krimit Ekonomik-
Financiar ai që e ka hapur
hetimin pas denoncimit të një personi,
emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Historia e mashtrimit ka nisur kohë
më parë dhe pikërisht në vitin 2004.
Fatmir Rexha, 55 vjeç, kishte biseduar
me një mikun e tij se do të ndërtonte
një pallat në Rrugën e Elbasanit,
në vendin e quajtur "Shkolla
e Baletit". Si fillim i duheshin
rreth 150 mijë dollarë. Por denoncuesi
i ka dhënë atij vetëm 147 mijë
USD. Sipas grupit të hetimit bëhet
e ditur se Rexha i kishte premtuar
"viktimës" se, ai do të ishte aksioner
në pallat, si dhe do të merrte dhe
banesë aty. Rexha, sipas policisë,
ka mashtruar edhe një qytetar nga
Kruja për të njëjtat motive. Dhe atij
i kishte premtuar që do ta bënte
aksioner në pallatin e tij dhe se do
t‘i jepte shtëpi. Nga hetimet rezulton
se ai ka ikur jashtë shtetit.
Emri i Fatmir Rexhës tani përfundimisht
është në listat e Interpol
Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›