E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga në Malin e Zi, shtatë shqiptarë në kërkim

Shtatë shqiptarë janë të dyshuar
si bashkëpunëtorë
të grupit malazez për
trafikun e drogës. Burime
nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,
e cila ka marrë në dorë hetimet
për këtë rast, deklarojnë se personat
shqiptarë komunikonin me
të arrestuarit malazezë duke iu
siguruar atyre edhe hashashin.
Mësohet se personat në Shqipëri
mbahen në vëzhgim, në pritje të
arrestimit dhe pritet letër-porosia
e autoriteteve malazeze për të
ndaluar dhe arrestuar të dyshuarit.
Ndërkohë që sasia e drogës së
kapur është 2.5 tonë dhe jo 25 kilogramë.
Dy ditë më parë, Policia e Malit
të Zi njoftoi për arrestimin e 25
personave, të cilët kishin organizuar
një trafik të lëndëve narkotike
mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, por
gazeta "Vjesti", duke iu referuar
burimeve zyrtare nga Policia e
Malit të Zi, jep alarmin se muajt e
fundit, në Mal të Zi, dyshohet se
kanë hyrë nga Shqipëria dy tonë e
gjysmë lëndë narkotike kanabis
sativa. Sipas burimeve policore të
Malit të Zi, lënda narkotike futej në
Mal të Zi nga liqeni i Shkodrës dhe
kishte për destinacion tregun në
Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe
Evropën Perëndimore. Me këto
shifra që paraqiten nga media
malazeze, e cila u referohet burimeve
zyrtare policore të Malit të Zi,
kuptohet qartë se Shqipëria
përveç një vendi transit të klasifikuar
kohë më parë, tashmë ajo
mund të cilësohet dhe si vend
origjine të lëndëve narkotike.
Policia malazeze ka dhënë dhe
detaje në lidhje me funksionimin
e këtij rrjeti të fuqishëm kriminal
narkotrafikësh, ku dyshohet se
kapoja i trafikut është shtetasi Radoslav
Rasovic, i cili e drejtonte
trafikun nga burgu i "Shpuzës", ku
nëpërmjet telefonit koordinonte
veprimet. Policia i ka gjetur shtetasit
Radoslav Rasovic në qeli një
telefon të cilin e përdorte për të
organizuar trafikun e lëndës
narkotike që vinte nga Shqipëria.
Po sipas policisë malazeze, rrjeti i
narkotrafikantëve ishte i ndarë në
shtatë grupe në Podgoricë,
Nikshiq, Tuz, Bjelo Pollje, Tivar,
Shkodër dhe Koplik. Policia sqaron
se janë dhe gjashtë persona të arrestuar
në Shkodër dhe Koplik, të
cilët janë ndaluar nga Policia e Shkodrës
për llogari të policisë
malazeze. Personave të arrestuar
kishte kohë që u përgjoheshin, si
lëvizjet ashtu dhe bisedat telefonike.
Ka qenë policia malazeze ajo
që ka diktuar dhe finalizuar me
sukses shkatërrimin e këtij grupi
tepër të fuqishëm narkotrafikësh
që për Policinë e Malit të Zi është
hera e parë që goditet një grup i
tillë. Pasi policia malazeze kishte
fiksuar të gjithë personat e përfshirë
në këtë rrjet, ka kërkuar dhe
ndihmën e policisë shqiptare,
duke i kërkuar arrestimin e gjashtë
personave, katër nga Shkodra
dhe dy nga Kopliku. Për Policinë e
Shkodrës, gjithçka ka qenë e lehtë,
pasi informacionet që kishte
dhënë Policia e Malit të Zi ishin
mjaft të sakta. Por më tepër se sa
një bashkëpunim mes dy policive,
ashtu siç e komentoi Policia e Shtetit
Shqiptar, në këtë operacion,
ajo që del si një element mjaft serioz
për Shqipërinë është fakti që
brenda pak muajsh, vendi ynë
mendohet të ketë furnizuar me 2.5
tonë lëndë narkotike kanabis
tregjet perëndimore dhe Policia e
Shtetit Shqiptar u vu në lëvizje
vetëm pas goditjes që i bëri Policia
e Malit të Zi këtij rrjeti të fuqishëm
narkotrafikantësh. Përveç makinave
luksoze, të arrestuarve u janë
gjetur dhe armë snajper dhe pistoleta
me silenciator, çka tregon se
në Mal të Zi dhe Shqipëri po lulëzonte
një ndër rrjetet më të fuqishme
të lëndëve narkotike në
Ballkan, ku origjinë ishte Shqipëria

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›