Gjashtë trafikantë në gjyq për kanabis
Prokuroria e Krimeve të
Rënda ka dërguar në
gjykatë gjashtë të pandehur
nën akuzën e trafikut
të narkotikëve. Në bankën e
të akuzuarve do të ulen Lutfi Shabani
(Ben Çami), Isein Nasufi,
Dritan Gjura, Madrit Istrefi,
Francesk Shkambi dhe Arif Kurti.
Prokurorët Adnan Xholi dhe Edvin
Kondili kanë zbardhur linjën
e trafikut, duke u ndihmuar edhe
nga materialet e ardhura nga shteti
italian. Ata kanë mundur të
faktojnë se të pandehurit kanë
bashkëpunuar me njëri-tjetrin,
duke dërguar në Itali dhjetëra kilogramë
drogë. Aktet e këtij procedimi
bëjnë fjalë në lidhje me
materialet hetimore, të cilat janë
dërguar nga autoritetet gjyqësore
italiane dhe më konkretisht nga
Prokuroria e Milanos, sipas të cilës
disa shtetas shqiptarë, në bashkëpunim
mes tyre, kanë trafikuar
në drejtim të Italisë sasi të ndryshme
lëndësh narkotike gjatë
viteve 2003-2004. Këto sasi janë
dërguar nga shtetasit shqiptarë.
Nga hetimet e kryera, nga përgjimet
telefonike, si dhe nga aktet e
administruara, rezulton e provuar
se ky i pandehur ka marrë pjesë
në dy episode të trafikimit të
narkotikëve. Konkretisht më
datat 11 maj 2004, të sasisë prej
15 (pesëmbëdhjetë) kilogramësh
lëndë narkotike e tipit heroinë.
Rasti i dytë daton më 17 maj 2004,
me sasinë prej 19 kilogramë lëndë
narkotike e tipit heroinë, e cila
është dërguar nga Shqipëria në
Itali nga i pandehuri Lutfi Shabani
(Arben Shalaj), nëpërmjet korrierëve
Feti Ramadani dhe Bashkim
Hiseni. Ata kanë pasur të
fshehur sasinë e lëndës narkotike
në brendësi të autoveturës tip
"Opel Corsa" me targa sllovene LJ
J0-57U, sasi e cila do merrej në
dorëzim nga ana e shtetasit Ilirjan
CIPO. Më datë 24.07.2008, në
orën 17:45, në aksin rrugor Golem-
Kavajë, në ambientet e jashtme
të "Hotel-Vela", nga punonjësit
e policisë gjyqësore, është
ndaluar autovetura tip BMW.
Gjatë kontrollit të automjetit, në
pjesën e bagazhit, janë gjetur
dhe më pas janë sekuestruar me
cilësinë e provës materiale 30
(tridhjetë) pako në formë paralelepipedi
të mbështjella me natriban
ngjyre kafe, me një peshë totale
prej 15 (pesëmbëdhjetë) kilogramësh
e 528 (pesëqind e
njëzetë e tetë) gramë lëndë
narkotike e tipit heroinë. Më datë
6 shtator 2008, në lagjen nr.13,
Plazh-Durrës, është sekuestruar
sasia prej 4 kilogramësh e 196
gramë lëndë narkotike e tipit heroinë,
e cila është gjetur në autoveturën
tip "Volkswagen, Golf
4", me ngjyre vishnje, me targë
OH 444 IG, e cila drejtohej nga
ana i pandehuri Isein Nasufi. Së
bashku me të pandehurin Isein
Nasufi, janë arrestuar dhe të
pandehurit Dritan Gjura dhe
Madrit Istrefi, të cilët jo vetëm
që kanë shoqëruar të pandehurin
Isein Nasufi, por rezultojnë
se kanë dijeni dhe janë pjesëmarrës
aktivë në kryerjen e kësaj
vepre penale. Nga hetimet e kryera
ka rezultuar se bashkëpunëtor
i të pandehurve është dhe
shtetasi shqiptaro-amerikan
Françesk Shkambi.
Rënda ka dërguar në
gjykatë gjashtë të pandehur
nën akuzën e trafikut
të narkotikëve. Në bankën e
të akuzuarve do të ulen Lutfi Shabani
(Ben Çami), Isein Nasufi,
Dritan Gjura, Madrit Istrefi,
Francesk Shkambi dhe Arif Kurti.
Prokurorët Adnan Xholi dhe Edvin
Kondili kanë zbardhur linjën
e trafikut, duke u ndihmuar edhe
nga materialet e ardhura nga shteti
italian. Ata kanë mundur të
faktojnë se të pandehurit kanë
bashkëpunuar me njëri-tjetrin,
duke dërguar në Itali dhjetëra kilogramë
drogë. Aktet e këtij procedimi
bëjnë fjalë në lidhje me
materialet hetimore, të cilat janë
dërguar nga autoritetet gjyqësore
italiane dhe më konkretisht nga
Prokuroria e Milanos, sipas të cilës
disa shtetas shqiptarë, në bashkëpunim
mes tyre, kanë trafikuar
në drejtim të Italisë sasi të ndryshme
lëndësh narkotike gjatë
viteve 2003-2004. Këto sasi janë
dërguar nga shtetasit shqiptarë.
Nga hetimet e kryera, nga përgjimet
telefonike, si dhe nga aktet e
administruara, rezulton e provuar
se ky i pandehur ka marrë pjesë
në dy episode të trafikimit të
narkotikëve. Konkretisht më
datat 11 maj 2004, të sasisë prej
15 (pesëmbëdhjetë) kilogramësh
lëndë narkotike e tipit heroinë.
Rasti i dytë daton më 17 maj 2004,
me sasinë prej 19 kilogramë lëndë
narkotike e tipit heroinë, e cila
është dërguar nga Shqipëria në
Itali nga i pandehuri Lutfi Shabani
(Arben Shalaj), nëpërmjet korrierëve
Feti Ramadani dhe Bashkim
Hiseni. Ata kanë pasur të
fshehur sasinë e lëndës narkotike
në brendësi të autoveturës tip
"Opel Corsa" me targa sllovene LJ
J0-57U, sasi e cila do merrej në
dorëzim nga ana e shtetasit Ilirjan
CIPO. Më datë 24.07.2008, në
orën 17:45, në aksin rrugor Golem-
Kavajë, në ambientet e jashtme
të "Hotel-Vela", nga punonjësit
e policisë gjyqësore, është
ndaluar autovetura tip BMW.
Gjatë kontrollit të automjetit, në
pjesën e bagazhit, janë gjetur
dhe më pas janë sekuestruar me
cilësinë e provës materiale 30
(tridhjetë) pako në formë paralelepipedi
të mbështjella me natriban
ngjyre kafe, me një peshë totale
prej 15 (pesëmbëdhjetë) kilogramësh
e 528 (pesëqind e
njëzetë e tetë) gramë lëndë
narkotike e tipit heroinë. Më datë
6 shtator 2008, në lagjen nr.13,
Plazh-Durrës, është sekuestruar
sasia prej 4 kilogramësh e 196
gramë lëndë narkotike e tipit heroinë,
e cila është gjetur në autoveturën
tip "Volkswagen, Golf
4", me ngjyre vishnje, me targë
OH 444 IG, e cila drejtohej nga
ana i pandehuri Isein Nasufi. Së
bashku me të pandehurin Isein
Nasufi, janë arrestuar dhe të
pandehurit Dritan Gjura dhe
Madrit Istrefi, të cilët jo vetëm
që kanë shoqëruar të pandehurin
Isein Nasufi, por rezultojnë
se kanë dijeni dhe janë pjesëmarrës
aktivë në kryerjen e kësaj
vepre penale. Nga hetimet e kryera
ka rezultuar se bashkëpunëtor
i të pandehurve është dhe
shtetasi shqiptaro-amerikan
Françesk Shkambi.