Itali, shqiptaret dhe rumunet nxisin protestat

Ne shume nga keto qendra, kapaciteti eshte tejkaluar me dyfishin e mundesive. Ne Rome, Komo, Firence, Peruxhia e Napoli, te burgosurit kerkojne kushte me te mira dhe me shume hapesire. Problemi po kthehet ne emergjence pasi pothuajse te gjitha strukturat strehojne gati dyfishin e kapacitetit.
Zedhenesi i nje prej sindikatave te gardianeve deklaroi se ekziston rreziku i shperthimit te dhunes ne burgje. Sipas tij, protestat e fundit jane nxitur nga te burgosurit shqiptare dhe rumune. Ne Itali ndodhen te burgosur rreth 63.500 vete, ku gjysma e tyre jane ne pritje te gjykimit. Mes te burgosurve jane edhe 2.610 shqiptare.
Ne vitin 2002 u nenshkrua marreveshja italo-shqiptare per terheqjen ne Shqiperi te te burgosurve, por deri tani eshte zbatuar vetem per 50 te denuar.