Vreshtat e drogës, policia asgjëson 7 932 rrënjë Kanabis
KRUJË - Në një fshat të Krujës, policia ka asgjësuar 7 932 rrënjë Kanabis Sativa, ndërsa ka identifikuar kultivuesin e bimës narkotike. Zbulimi dhe asgjësimi i bimës narkotikeu krye dje në fshatin Zallë të komunës malore të Cudhisë, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim kultivuesin, 69-vjeçarin Ahmet Xhepi.
Komisariati i Polcisë së Krujës ka zbuluar sipërfaqen më të madhe të mbjellë me Kanabis Sativa në këtë rreth. Sipas burimeve zyrtyare të paktën një hektarë drogë ka qenë e mbjellë në fshatin Cudhi Zallë, ku pjesa më e madhe ishte në një vreshtë rrushi, ndërsa pjesa tjetër ishte mbjellë në dy anët e një përroi.
Droga e gjetur dhe asgjësuar dje i përket të llojit holandez. Ishte e një metër e gjysmë e gjatë dhe kishte filluar, sipas policisë, të piqej. Sipas përllogaritjeve nisur edhe nga prodhimi që kishte kjo sipërfaqe e mbjellë pritej të prodhohej afro 1 ton e gjysmë drogë, pa llogaritur edhe gjethin e saj që mund të përdorej për tregti.